Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbolli drejt ndryshimeve ekstreme, jo më 2 pjesë nga 45 minuta

Futbolli drejt ndryshimeve ekstreme, jo më 2 pjesë nga 45 minuta
June 18
15:46 2017

Loja e futbollit, aq e dashur nga miliona njerëz në mbarë botën, mund t’i nënshtrohet një ndryshimi ekstrem.

Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit, sipas sajtit gjerman “Kicker”, po mendohet që të ndryshohet koha në futboll, pasi mendohet se nuk ka nevojë të jenë pjesët dy herë nga 45 minuta, por dy herë nga 30 minuta.

Parashikohet që 60 minuta të jenë efektive, duke e ndalur kohën sa herë topi del jashtë vijave. Dhe ashtu, gjatë një ndeshjeje, për shkak të ndërprerjeve, humbasin më shumë se 30 minuta kohë.

Arsyeja përse do të synohet një ndryshim kaq i fortë është sezoni i kaluar në kampionatin gjerman ku mesatarja e lojës së luajtur ishte gati 56 minuta duke llogaritur kohën e topit në lojë.

Kjo ide pritet të shqyrtohet vitin e ardhshëm. /Blitz.al/

Shperndaje