Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futboll, tensione në Korçë dhe Elbasan. Përplasje fizike mes lojtarëve

Futboll, tensione në Korçë dhe Elbasan. Përplasje fizike mes lojtarëve
January 28
18:22 2017

Ndeshjet e javës së 19-të të Superligës shqiptare të futbollit nuk kanë mbaruar pa incidente në 2 prej stadiumeve ku u zhvilluan takimet Skënderbeu-Flamurtari dhe Korabi-Laçi.

Protagonistë në ndeshjen e Korçës janë bërë dy nga lojtarët kryesorë të këtyre skuadrave, Liridon Latifi dhe Bruno Telushi. Lojtarët kaluan disa momente nervozizmi në fushë, pas të cilave të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë. Por ngjarja nuk ka mbaruar aty, pasi shkëmbimet e fjalëve mes lojtarëve në dalje të stadiumit pas përfundimit të ndeshjes kanë sjellë një tjetër konfrontim mes të dyve, ndërsa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të shmangur një përplasje fizike të mirëfilltë.

Ndërkohë që në takimin mes Korabit dhe Laçit ka pasur sharje dhe ofendime mes ekipeve, ndërsa më pas situata ka degjeneruar në një sherr banal ku janë përfshirë edhe drejtuesit më të lartë të dy skuadrave. /Blitz.al/

Shperndaje