Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fushë Arrëz: Digjet banesa, 10 pjesëtarët e familjes në qiell të hapur me temperaturat nën zero

Fushë Arrëz: Digjet banesa, 10 pjesëtarët e familjes në qiell të hapur me temperaturat nën zero
November 15
08:45 2016

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur gjatë natës në Fushë Arrëz. Një banesë, në të cilën jetonin 10 pjesëtarë të një familjeje, është djegur e gjitha. Banesa ndodhej në fshatin Mzi, në pronësi të Prendush Sokolit. Shkak për djegien e shtëpisë është bërë një shkëndijë elektrike.

Të gjithë banorët kanë mbetur tanimë në qiell të hapur dhe temperaturat në atë zonë janë shumë të ulëta, nën zero.

Kryefamiljari u ka bërë apel për ndihmë institucioneve përkatëse, sepse përveç humbjes së shtëpisë, ata jetojnë në një gjendje ekonomike shumë të vështirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje