Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fushata antidrogë në Filipine, 465 vdekje në rreth një muaj

Fushata antidrogë në Filipine, 465 vdekje në rreth një muaj
August 04
23:56 2016

Një fushatë e vështirë mund të cilësohet fushata e ndërmarrë nga Presidenti i ri i Filipineve, Rodrigo Duterte në luftën kundër krimit. Fotografi shokuese të publikuara nëpër mediat sociale, ku shihen të dyshuar në trafikun e drogës, tregtarë vendor dhe ndërkombëtarë të vrarë dhe askush nuk mund të thotë që s’ishin paralajmëruar.

Presidenti Duterte ka apeluar vazhdimisht përpara elektoratit vendimin e tij për tu përballur me krimin, trafikun e drogës. Në një prononcim për mediat në muajin Qershor, ai u shpreh para qytetarëve: “Ju lutem mos ngurroni të na telefononi. Telefononi policinë, ose veproni vetë nëse keni armë. Keni mbështetjen time.”, përcjell Blitz.al. Media filipine Inquirer.net ka publikuar listën me emrat e të vrarëve, që supozohet të jetë më e sakta sa i takon të dhënave. Flitet për regjistrimin e 465 vdekjeve nga 30 Qershori (ditë kur Duerte mori detyrën) deri më 1 gusht. Burime të policisë filipanese shprehen se të paktën 239 të dyshuar për trafik droge janë vrarë në tri javë, që prej ardhjes së Duerte në krye. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje