Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fuqia blerëse, Global Finance: Shqipëria, ndër më të varfërat në rajon në 2015-n

Fuqia blerëse, Global Finance: Shqipëria, ndër më të varfërat në rajon në 2015-n
March 24
17:32 2016

Një indeks i Global Finance, i cili mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës, e rendit vendin tonë në vendin e 95-të në rang botëror, duke lënë mbrapa vetëm Bosnje-Hercegovinën. Njësi matëse në këtë indeks është Pariteti i Fuqisë Blerëse (PPP).

Global Finance sqaron se për përcaktimin e vendeve më të varfëra dhe të pasura të botës përdoren dy metoda standarde. Kryesisht merret në konsideratë Prodhimi i Përgjithshëm Bruto dhe ndarja e tij për frymë. Por metoda më e mirë për të përcaktuar nivelin e varfërisë është fuqia blerëse.

Sipas Global Finance, kjo metodë është më e dobishme për të krahasuar dallimet e përgjithësuara në standardet e jetesës mes kombeve, duke qenë se fuqia blerëse merr parasysh koston relative të jetesës dhe normat e inflacionit të vendeve.

Kjo renditje është realizuar duke marrë si bazë valutën amerikane, dollarin dhe duke korrigjuar efektet e kursit të këmbimit me monedhat vendase.

Komento