Blitz

 Breaking News

Fundjava në izolim/ Nga e hëna vetëm një anëtar i familjes bën pazarin me leje dixhitale

Fundjava në izolim/ Nga e hëna vetëm një anëtar i familjes bën pazarin me leje dixhitale
March 27
16:23 2020

Edhe kjo fundjavë ashtu si e kaluara do të kalojë në izolim total. Nga ora 13:00 e ditës së nesërme (e shtunë 28 mars), dhe deri të hënën në orën  05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat do të jenë mbyllur.

Ndërkohë kryeministri Rama njofton se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes

Rama: Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.  Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.

Një model të ngjashëm ndoqi edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tre ditë.

Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, prej tyre 8 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.

77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.

Share