Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fundi i të nxehtit ekstrem dhe fillim i shirave? Ja parashikimi i motit për muajin shtator

Fundi i të nxehtit ekstrem dhe fillim i shirave? Ja parashikimi i motit për muajin shtator
August 23
21:55 2019

Vera po vjen drejt fundit. Sinoptikania Adiola Bani ka treguar për “Neës 24″ parashikimin e motit për muajin shtator. Pas datës 25 gusht do të ketë një freskim të lehtë dhe temperaturat do t’i afrohen vlerave normale.

Më pas, 10 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë i nxehtë dhe me temperaturat mbi vlerat normale.

“Këto janë ditët e fundit me temperatura të larta për vendin tonë, sepse parashikohet që pas datës 25 gusht të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat gjatë fundit të muajit të jenë afër vlerave normale klimatike të gushtit.

Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do të sjellin një ulje temperaturave, që do vijë si pasojë e vranësirave në gjithë vendin. Por, prania e shirave do të jetë e paktë dhe e përkohshëm, nuk do të jenë shira të vazhdueshëm dhe të shtrirë në gjithë territorin, do të jenë të pakët.

Parashikohet që kryesisht 10-ditëshi i parë i muajit shtator të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta, më të larta se vlera normale klimatike. Gjatë muajit shtator do të ketë shumë ditë me diell, ndaj dhe pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë dhe plazhin.”- është shprehur Bani.

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje