Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fullani fiton përballë shtetit, merr 422 milionë lekë dëmshpërblim

Fullani fiton përballë shtetit, merr  422 milionë lekë dëmshpërblim
March 09
10:06 2017

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, do të marrë 56 rroga dëmshpërblim pas largimit të tij të padrejtë nga puna.

Vendimi është dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Dytë, pasi ish-guvernatori kishte apeluar vendimin e Shkallës së Parë që i jepte atij vetëm 12 rroga dëmshpërblim.

Në bazë të këtij vendimi, tashmë Fullanit i takon të marrë plot 422 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim.

Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-guvernatorit, që fitoi pafajësi në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e BSH, por ai ka arritur t’i mposhtë ata në gjyq dhe të fitojë si përfundim shumën e sipërpërmendur. /Blitz.al/

Shperndaje