Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

FSHF përgënjeshtron lajmin për ekipin Skënderbeu: Vendimi nuk është zbardhur

FSHF përgënjeshtron lajmin për ekipin Skënderbeu: Vendimi nuk është zbardhur
September 09
19:25 2016

Pas lajmit të publikuar për zbardhjen e dokumentit të UEFA-s, ku paraqiten arsyet e dënimit të ekipit korçar që akuzohet për manipulim të 50 ndeshjeve, ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit.

Në “Sqarimin publik” siç shprehet FSHF, pas vendimit për dënimin e ekipit të Skënderbeut nga pjesëmarrja në kupat e Europës për një vit, janë zhvilluar konsultime me organet juridike të UEFA-s dhe si përfundim u vendos të pritej vendimi i CAS-it.

Federata Shqiptare e Futbollit thekson se vendimi i CAS-it nuk është bërë ende i ditur dhe faksimilja e publikuar sot është përgjigjja e UEFA-s, por jo vendimi i CAS-it. Ky është thjesht një blof.

Reagimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të informojë publikun në lidhje me një lajm të pavërtetë, të botuar në numrin e sotëm të gazetës “Panorama Sport”, mbi vendimin e arsyetuar të çështjes “Skënderbeu”. E vërteta është kjo: Pas apelimit që ekipi i Skënderbeut bëri ndaj vendimit të UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), u mor dhe vendimi final, i cili dënoi ekipin e Skënderbeut nga pjesëmarrja në kupat e Europës për një vit. Menjëherë pas këtij vendimi, FSHF është konsultuar me organet juridike të UEFA-s mbi hapat e mëtejshëm që duheshin marrë, pasi ishte një situatë e pajetuar më parë qoftë për FSHF-në, por edhe vetë UEFA-n. Pas këtyre konsultave u arrit në përfundimin që do të pritej të publikohej vendimi i arsyetuar nga CAS dhe më pas organet përkatëse të UEFA-s dhe FSHF-së do të rikonsultoheshin për të arritur në një vendim të përbashkët mbi ekipin e Skënderbeut. Deri më sot ky vendim i arsyetuar i CAS-it nuk është zbardhur dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht në faqen zyrtare të CAS-it, ku publikohen të gjitha vendimet e tij. Faksimilja e botuar sot është përgjigjja e UEFA-s për vendimin e komisioneve të saj. UEFA është një institucion dhe CAS një institucion tjetër krejtësisht pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Kjo është e vërteta. Ky është blofi i radhës i “Panorama Sport”. Pjesa tjetër që ata i servirën publikut është halucinacion i qëllimshëm në vijim të një fushate disavjeçare denigruese ndaj institucionit të futbollit, që ka për qëllim të nxijë realitetin dhe sukseset e tij në vijimësi, sidomos gjatë viteve të fundit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje