Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë, “vrasësi serial” i maceve shkakton panik mes banorëve

Francë, “vrasësi serial” i maceve shkakton panik mes banorëve
June 06
13:44 2017

Mund të quhet një mallkim, por i qëllimshëm, ajo që po ndodh në një fshat të vogël në juglindje të Francës.

Më shumë se 200 mace  janë helmuar brenda këtij muaji.

Viktimat e “vrasësit serial” ngordhën në Saint Pierre ka Mer, rreth 90 km në juglindje të Montpellier.

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve ka reaguar menjëherë pas kësaj që ka ndodhur dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të reagojnë.

Nga helmi nuk kanë ngordhur vetëm macet, por edhe zogj dhe shpendë të tjera.

Banorët janë shprehur të frikësuar se edhe fëmijët mund të preken nga helmi, shkruan BBC.

“Atmosfera në komunitet është bërë e rënduar dhe askush nuk i beson askujt tashmë”,- ka thënë një nga banorët. /Blitz.al/

Shperndaje