Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë, vdes bebja pasi mori vitaminën

Francë, vdes bebja pasi mori vitaminën
January 04
12:39 2017

Një bebe e sapolindur në Francë ka ndërruar jetë pasi ka marrë vitaminën D të përcaktuar për bebet e sapolindura. Bebja është mbytur pasi ka marrë dozën e vitaminës në mënyrë orale nëpërmjet një pipëze e pas 2 orësh ka ndërruar jetë, pavarësisht asistencës së mjekëve.

Pas këtij rasti autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar mospërdorimin e vitaminës D në raste të tjera.

Bebja 10-ditëshe ka marrë dozën e vitaminës D të Uvesterolit, që i jepet çdo fëmije nga 0-5 vjeç për të parandaluar mungesën e kësaj vitamine në trupin e fëmijëve.

Nxjerrja nga tregu e kësaj vitamine është bërë pasi sipas zyrtarëve të shëndetësisë ka produkte të tjera që mund ta zëvendësojnë këtë lloj vitamine.

Sqarimet për situatën në fjalë i ka dhënë vetë ministrja franceze e Shëndetësisë, Marisol Touraine.

Lajmin në fjalë e njoftuan mediat përmes burimeve të tyre e më pas u pranua edhe nga autoritetet e shëndetësisë. /Blitz.al/

 

Shperndaje