Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë, Sarkozy shpall kandidaturën për president

Francë, Sarkozy shpall kandidaturën për president
August 22
22:52 2016

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka vendosur të rikandidojë për postin e dikurshëm. Ndërkohë që gara në kampin e tij paraqitet e ashpër, ai këmbëngul në “hakmarrje” për dështimin në përballjen me Hollande në 2012-n.

61-vjeçari, i cili fillimisht ka qenë Ministër i Brendshëm, u zgjodh President i Francës në vitin 2007. Tanimë, ai kandidon për zgjedhjet presidenciale të 2017-ës.

“Vendosa të jem kandidat për presidencialet e 2017. Franca ka nevojë që t’i japim gjithçka.”, ka shkruar ai në librin “Gjithçka për Francën”, që pritet të publikohet të mërkurën. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje