Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë, merret peng kisha dhe rreth 6 persona në Rouen. Vritet prifti

Francë, merret peng kisha dhe rreth 6 persona në Rouen. Vritet prifti
July 26
11:18 2016

Mediat franceze raportojnë se dy persona të armatosur  kanë marrë peng  një kishë në Rouen në veri të Francës.

Sipas Reuters thuhet se policia është shprehur se rreth katër deri në gjashtë persona janë mbajtur peng në kishën Saint-Étienne-du-Rouvray. Mes tyre ndodheshin një prift dhe dy murgesha.  Një prej besimtarëve që ndodheshin në kishë, ka mundur të shpëtojë dhe ka lajmëruar policinë. Televizioni France 3  ka thënë se brenda kishës janë dëgjuar të shtëna.

Sipas “Le Figaro”, sulmuesit kanë vrarë priftin dhe kanë plagosur rëndë një besimtar. ‘RTL’ flet për disa të plagosur.  Policia ka arritur të shpëtojë pengjet dhe ka qëlluar për vdekje dy personat që morrën peng kishën paraditen e sotme.

Shperndaje