Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë, humb jetën sportisti i “Wingsuit” pasi hidhet nga një lartësi e madhe

Francë, humb jetën sportisti i “Wingsuit” pasi hidhet nga një lartësi e madhe
October 04
17:02 2016

Një sportist rus ka humbur jetën pas hedhjes nga një lartësi e madhe në Alpet Franceze. Kjo ka ngritur shqetësimin rreth sigurisë ndaj këtyre sporteve ekstreme siç janë hedhja nga lartësi të mëdha. Dëshmitarët janë tmerruar teksa kanë parë një person i cili u hodh nga maja e malit Aiguille du Midi rreth 3.842 metër i lartë.  Viktima është përplasur fuqishëm me një shtëpi të pabanuar. Zyrtarët kanë shprehur shqetësim pasi pesë nga tetë viktima këtë vit në Francë kanë humbur jetën nga hedhjet me kostumin e krahëve në këtë zonë. “Wingsuiting është ende një sport i ri që po fiton një popullaritet të madh, mirëpo ata që e ushtrojnë nuk dinë ta zotërojnë mirë”,- është shprehur një nga zyrtarët e këtij vendi.

“Ai u përplas me një mur, por mund të kishte goditur njerëz apo një makinë”,- shtoi ai. “Ne ende nuk e kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur”.

Që nga viti 2016, rreth 35 njerëz kanë vdekur nga ushtrimi i këtij sporti. Vitin e kaluar, Johnny Strange, një aventurier amerikan, i cili ishte personi më i ri që kishte arritur të ngjitej në shtatë majat më të larta të botës, humbi jetën gjatë ushtrimit të sportit “Wingsuit” pranë Alpeve Zvicerane./Blitz.al/

Komento
Shperndaje