Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë, akuzohen 4 priftërinj të tjerë për pedofili

Francë, akuzohen 4 priftërinj të tjerë për pedofili
July 01
10:15 2016

Arqipeshkvi i Lionit, kardinali Philippe Barbarin, ka deklaruar se ka pezulluar 4 priftërinj të akuzuar për pedofili, duke shpjeguar se rastet e tyre janë vënë në dijeni të autoriteteve gjyqësore franceze.

Barbarin nuk ka dashur të japë shumë informacione, por ka thënë se të katërt punonin në rrethin e Lionit, në qendër të Francës. Më pas ai ka shtuar se edhe të tjerë priftërinj dyshohen për akte të turpshme, pa rrëfyer numrin e tyre.

Muajin që sapo u mbyll policia e ka marrë në pyetje Barbarin për 10 orë rreth aktiviteteve të një prifti pedofil, at Bernard Preynat, lidhur me disa ngjarje të viteve ’90, duke e pyetur se përse raste të tilla nuk janë denoncuar.

Nga ana tjetër, shumë viktima të pedofilisë kanë kallëzuar edhe kardinalin Barbarin, duke e akuzuar për mosrrëfimin e të tilla rasteve, duke i lënë priftërinjtë abuzues në detyrë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje