Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Franca miraton ligjin e “shkëputjes”: Jo më kontakt me punën pas orarit

Franca miraton ligjin e “shkëputjes”: Jo më kontakt me punën pas orarit
September 06
10:29 2016

Nga 1 janari i vitit 2017, punëtorët në Francë mund të kërkojnë të drejtën e tyre të “shkëputjes”: jashtë vendit apo jashtë orarit të punës, çdokush mund të injorojë email-et, mund të fikë telefonat, për të qenë kështu i padisponueshëm.

Kjo është një nga masat që përbëjnë “Loi Travail”, ligjin e ri të punës, i cili ka shkaktuar shumë polemika së fundmi, për shkak të kushteve të kontratës.

Të gjitha kompanitë me më shumë se 50 nëpunës duhet të bien dakord me sindikata rreth metodave të “shkëputjes”, që parashikojnë se nëpunësve nuk mund t’u dërgosh mesazh, komunikata dhe nuk mund t’u telefonosh jashtë orarit zyrtar.

Gjithsesi, ka edhe një anë të ligjit që nuk bind shumë e që ende është për t’u verifikuar: kompanitë që nuk preferojnë t’i “përqafojnë” rregullat e reja nuk do të gjobiten. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje