Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Franca merr frymë lirisht! Festë e madhe për fitoren e presidentit Macron

Franca merr frymë lirisht! Festë e madhe për fitoren e presidentit Macron
May 08
08:01 2017

Një festë e madhe me kërcime dhe këngë në kryeqytetin francez pasi kanë votuar me mbi 66% të votave pro kandidatit të pavarur Macron në postin e presidentit.

Duke qenë se fitorja e Marine Le Pen, ekstremistes së djathtë, do të sillte shumë probleme dhe ndryshime të politikave në vend dhe rajon, duket se festa ka qenë e merituar.

“Është njësoj sikur të marrësh frymë lirisht sepse ishim me zemër në dorë deri në fund!” – ka thënë një prej personave që ndodhej në sheshin përball muzeut të Luvrit, ku është bërë festa.

Në fakt, ka qenë diçka shumë e rrallë për francezët kjo festë fitoreje pasi për vite me radhë është dukur sikur ata kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në politikë dhe janë treguar indiferentë për shumë vendime që janë marrë.

Fitorja e 39-vjeçarit duket se do të sjellë një epokë të re për vendin edhe për faktin se ai është deklaruar si ‘as i majtë dhe as i djathtë’, duke e vetëshpallur me të madhe dëshirën e tij për të qenë ende pjesë e BE-së dhe për të investuar vazhdimisht në këtë union.

Ndërkohë që po bën xhiron e rrjetit një shprehje e një gazetari francez i cili ka shkruar: “Me këto zgjedhje njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e demokracisë dhe se sa e brishtë është ajo. Duhet të luftojmë për ta mbajtur njësoj siç luftuam për ta arritur. Edhe nëse Macron fitoi, gjithsesi duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse ato 30% vota të Le Pen na fusin frikën dhe janë vërtet shqetësuese”, – ka përfunduar ai. /Blitz.al/

Shperndaje