Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Franca humbi finalen “në shtëpi”, shpërthejnë trazirat në Paris

July 11
10:31 2016

Fitorja e Portugalisë nuk është pritur aspak mirë në Francë. Mënjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në Paris shpërthyen trazirat. Tifozët francezë nisën të godisnin me shishe qelqi, çka detyroi policinë të përdorte gaz lotsjellës dhe ujë me presion. 40 persona u vunë në pranga për shkak të trazirave që shkaktuan në Paris.

Arrestime të tjera u kryen jashtë stadiumit ku u luajt ndeshja finale, nën akuzën e shkeljes së rendit publik. Ndërkaq nëntë persona u arrestuan në qytetin lindor të Lionit për shkak të sjelljeve të dhunshme, fyerjeve apo posedimit të fishekzjarreve. Burime të policisë kanë bërë të ditur se një polic mbeti i plagosur aty.

Këto trazira vijnë pas atyre që shkaktoi kualifikimi i Francës në finalen e “Euro 2016” dhe i trazirave të shënuara para dhe pas përballjes Angli-Rusi, ku 35 persona mbetën të plagosur nga dhuna e ushtruar.

Etiketimet
Shperndaje