Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fozza Mila”, “Fozza Inda”, tashmë derbi i Milanos flet kinezçe

“Fozza Mila”, “Fozza Inda”, tashmë derbi i Milanos flet kinezçe
April 14
13:45 2017

Për herë të parë në histori, derbi i dy prej skuadrave më të forta në botë, Milan dhe Inter, do të flasë gjuhë tjetër.

Tashmë që pronësinë e dy klubeve e kanë marrë kinezët, gjuha zyrtare e derbit do të jetë kinezçja.

Kjo do të duket që në ndeshjen e nesërme, në derbin e radhës që do të luhet si asnjëherë më parë në orën 12:30 të drekës, që të mund të ndiqet nga sportdashësit që dëshirojnë ta shikojnë takimin në Kinë.

Pas blerjes së Interit, presidenti kinez i Interit u ironizua për shprehjen e tij “Fozza Inda” në vend të Forca Inter.

Ndërkohë që dje, pas hedhjes së firmave në kontratën e blerjes së Milanit, presidenti i ri, Yonghong Li, ka thënë edhe shprehjen e tij në mbështetje të skuadrës: “Fozza Mila”.

Duket se italishtja është e vështirë për investitorët kinezë, që së fundmi po pushtojnë botën me superfuqinë e tyre ekonomike.

Sa i përket ndeshjes së nesërme, ajo pritet të shikohet nga minimalisht 566 milionë telespektatorë.

Ne zonën europiane ndeshja do të transmetohet nga 20 televizione me një shikueshmëri prej 186 milionë tifozësh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje