Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Shpërthim i fuqishëm në New York. 29 të plagosur…

September 18
09:26 2016

...

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur zonën e Chelsea-t, në Manhattan, duke plagosur të paktën 29 persona.

Sipas informacioneve të para, çfarë ka shkaktuar shpërthimin ka qenë një pajisje e vendosur në një kosh mbeturinash në rrugë, por kjo gjë mbetet ende për t’u konfirmuar.

“Ky është një sulm i qëllimshëm”, – është shprehur kryebashkiaku i New York-ut, Bill De Blasio, duke shpjeguar se ende nuk ka prova që ky sulm lidhet me terrorizmin.

Është gjetur edhe një bombë tjetër, në një zonë jo shumë larg nga ajo e para, që sipas analizave nga përbërja është e ngjashme me atë të përdorur në sulmin terrorist të maratonës së Boston-it, që shkaktoi disa viktima.

Deri tani nuk raportohet asnjë i vdekur dhe nga të plagosurit asnjë nuk rrezikon jetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje