Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Ndodh mrekullia! Qëndruan 9 ditë në shpellë, shpëtohen fëmijët dhe tranjerët në Tailandë

(Foto/Video) Ndodh mrekullia! Qëndruan 9 ditë në shpellë, shpëtohen fëmijët dhe tranjerët në Tailandë
July 03
14:09 2018

Pak ditë më parë në të gjithë botën lajmi se 12 fëmijë dhe tranjeri i tyre kanë humbur në një shpellë në Tajlandë bëri bujë të madhe. Për 9 ditë nuk kishte asnjë lajm për ta ndërkohë ekipe të tërë shpëtimi ishin angazhuar që të kërkonin sepse mendohej se ato kanë ngecur në një shpellë për të shpëtuar nga rritja e nivelit të ujit.

Kanë qenë dy zhytës britanikë që pas disa ditësh kërkime në shpellën Tham Luang në Chiang Rai kanë zbuluar se fëmijët dhe tranjeri i tyre janë gjallë.  Në hyrje të shpellës ka shumë baltë dhe niveli është rritur dhe është pak e vështirë nxjerja e tyre e kjo është një sfidë në vete por më e keqja tashmë ka kaluar.

Të gjithë familjarët dhe miqtë e fëmijëve nuk po e besojnë akoma lajmin se fëmijët e tyre janë gjallë dhe të entuziasmuar janë shprehur se do ti plotësojnë atyre çdo dëshirë dhe sapo të takohen do të shkojnë ti gatujanë ushqimet e tyre të preferuar. Kjo sepse ato për 9 ditë nuk kanë ngrënë mirë dhe mund të jenë shumë të uritur.

Thuhej se ata do të gjendeshin në një dhomë nëntokësore por në fakt u gjetën 400 metra larg duke u zhvendosur në tokën më të lartë për të shmangur ujin në rritje.

Daily Mail ka siguruar një video e cila është postuar nga Forcat Speciale Detare dhe duken pamjet kur Rick Stanton dhe John Volanthen flasin me fëmijet dhe i pyesin se sa veta janë. Kur ata thanë trembëdhjetë gëzimi ishte shumë i madh sepse asnjë nuk kishte humbur dhe ata ishin të gjithë bashkë.

Kjo është cilësuar nga mediat e huaja si një mrekulli dhe po bën shumë bujë sepse historia e fëmijëve është shumë prekëse sepse të qëndrosh për 9 ditë në një shpellë me baltë dhe ujë është shumë e rrallë. Fat ii mirë deshi që ata të jëni shëndosh e mirë. Ata mbetën të bllokuar në shpellën “Tham Luang Nang Non” ku kishin shkuar për një ekspozitë dhe shirat e mëdha dhe një vërshim i ujit i bllokoi brenda saj.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje