Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Tiranë, policia finalizon operacionin “Kuçi”. Arrestohet një shtetas dhe sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike

September 21
14:04 2016

...

Nga Anduena Llabani

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kuçi”. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Gjenden dhe sekuestrohen 20 kg si dhe asgjësohen 42 bimë Cannabis sattiva.

Sot, më datë 21.09.2016, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u finalizua operacioni i koduar “Kuçi”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Egli Duka, 22 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në një parcelë me 42 bimë të dyshuara si Cannabis sattiva, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sattiva. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje