Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Përmbytje në Maqedoni, 15 viktima dhe mijëra banorë të bllokuar

August 07
12:27 2016

...

Mbrëmjen e kaluar, reshjet e shumta kanë përfshirë Maqedoninë duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka konfirmuar se si pasojë e përmbytjeve në vend kanë humbur jetën të paktën 15 persona dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shumë banorë të fshatrave kanë ngelur të izoluar dhe pamjet tronditëse të publikuara tregojnë se shiu i rrëmbyeshëm ka shkatërruar shumë shtëpi.

Fshati Hasanbeg i banuar në shumicë nga shqiptarë është një nga zonat më të prekura prej përmbytjeve të mbrëmshme.

Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale kanë dalë në terren për të ndihmuar në evakuimin e banorëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje