Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja nuk ishte nga lufta e Kosovës, deputetja Flora Brovina kërkon falje

Fotoja nuk ishte nga lufta e Kosovës, deputetja Flora Brovina kërkon falje
May 17
19:55 2019

Ditën e djeshme, një foto e bërë publike në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, tronditi opinionin publik. Bëhet fjalë për një grua që përdhunohej në kohën e luftës së Kosovës, ndërkohë që familjarët ishin të pranishëm. Por pak orë më vonë, u bë e ditur që fotoja nuk ishte nga lufta e Kosovës, por ishte publikuar në një faqe pornografike në Irak.

“Ju kërkoj falje për shqetësimin që ju kam sjellë me këtë foto, deklaroj se organet e shtetit do të merren me këtë çeshtje, dhe konstatoj se është një dokument i falsifikuar i cili është keqpërdorur shumë më herët qysh në vitin 2003 kur më është dorëzuar si kryetare e komsionit për personat e pagjetur.”- u shpreh zonja Brovina pasi u mor në pyetje nga policia.

“E kam marrë nga një asosacion, pra këshilli i të drejtave të njeriut. Një aktivist më ka dorëzuar dokumentin në zarf dhe e dokumentonte se mund ta përdori dhe se personi është gjallë, dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja e komisionit për personat e zhdukur. Unë kurrë s’kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur situata të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument nuk është i saktë.” u shpreh Brovina për Telegrafin.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje