Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja me Obamën, Prokuroria do marrë në pyetje kryeministrin Rama me kërkesë të FBI

Fotoja me Obamën, Prokuroria do marrë në pyetje kryeministrin Rama me kërkesë të FBI
July 08
18:02 2016

Me kërkesë të FBI-së dhe pas denoncimit të opozitës, Prokuroria e Përgjithshme pritet që të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama për ta pyetur lidhur me akuzën që rëndon mbi të, e cila në SHBA cilësohet si “krim federal” që ka të bëjë me financimin e parave nga burime të panjohura në një fushatë federale.

Pritet që kreu i Qeverisë të pyetet si një njeri që ka dijeni për ngjarjen dhe duhet të dëshmojë se nga buruan 80 mijë dollarët e paguar për fushatën presidenciale të Presidentit Barack Obama në 2012-n. Ka qenë shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, ai që ka zbardhur skemën e financimit të paligjshëm në këtë fushatë presidenciale.

Vetëm pak kohë më parë, “Zëri i Amerikës” zbardhi dëshminë e firmosur nga i akuzuari Bilal Shehu, i cili ka pranuar praninë e paligjshme të të “huajit 2”, që mendohet se është kryeministri Edi Rama.

Burimi: Syri.net

Komento