Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja e Ramës me Obamën, “Fox News”: 80,000 € janë të kryeministrit Rama

Fotoja e Ramës me Obamën, “Fox News”: 80,000 € janë të kryeministrit Rama
July 13
11:52 2016

“Rasti i errët përfshin Obamën. Shoferi i limuzinës në New Jersey dërgon valë goditëse nëpër Shqipëri”, titullohet artikulli që “Fox News” ka publikuar lidhur me çështjen gjyqësore në SHBA, për pagesën që taksisti ka bërë për fushatën e Presidentit Amerikan në 2012-n.

Artikulli jep informacione mbi çështjen dhe citon një agjent federal që shprehet se 80 mijë dollarët ishin të kryeministrit Rama. Sipas agjentë federalë, kjo foto për të cilën Rama pagoi, i dha mbështetje të madhe fushatës së tij në Shqipëri.

Emri i kreut të Qeverisë nuk është përmendur në gjyq. Në dokumentet e paraqitura në seancat gjyqësore, thuhet se “shtetasit të huaj” i është mohuar prania në eventin në San Francisko, por ishte lejuar për t’u fotografuar me Presidentin Obama.

Por Prokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrethin e New Jersey-t u shpreh gjatë një deklaratë se asnjë person nga komiteti për mbledhjen e fondeve të Obamës nuk është akuzuar për shkelje ligji dhe ka pasur bashkëpunim të plotë nga komisioni.

“Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk ka qenë i akuzuar për ndonjë keqbërje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetim”,- thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të SHBA-ve.

Etiketimet
Shperndaje