Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flasin fotografi dhe shpëtimtari i 5-vjeçarit Omran

August 19
17:39 2016

...

Omran Daqneesh është bërë i njohur në të gjithë botën pas kthimit në virale të fotos ku ai shihet i ulur në karrigen e një autoambulance, i plagosur si pasojë e sulmit në shtëpinë e tij. Ai nuk qan, qëndron i heshtur.

Ky moment u kap nga fotografi Mahmoud Raslan. Ishte  çasti kur vogëlushi që i mbijetoi sulmit u vendos nga ekipi i shpëtimit brenda autoambulancës dhe ai ishte i traumatizuar, nuk qante dhe as nuk tha asnjë fjalë. Ai tregoi se motra e madhe e Omranit iu lut që të mos e filmonte. “E fika aparatin dhe i thashë: “Sigurisht e dashur, nuk do të filmoj”.

Për këtë moment të dhimbshëm ka folur edhe ndihmësmjeku Ammer Hamami, i cili shpëtoi 5-vjeçarin. Shkova me autoambulancë në vendngjarje. Kudo ishte plot me mbeturina dhe pluhur, shkaktuar nga sulmi ajror. Tre persona mbetën të vrarë në këtë sulm. Kur pashë djalin të shtrirë në rrënoja, e mora dhe e ula në një karrige brenda autoambulancës. Aleppo bombardohet vazhdimisht. Kjo është një situatë e tmerrshme që banorët e Aleppo-s përjetojnë çdo ditë. Fatmirësisht, historia e Omran pati një fund të lumtur. Ai është kthyer te familja e tij, nëna, babai dhe tri motrat e vëllezërit e tij.

/Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje