Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja e 1-vjeçarit të mbytur që po bën xhiron e botës

May 30
20:44 2016

Një organizatë humanitare ka postuar një foto të një gjermani që mban në duar një fëmijë emigrantësh të mbytur, për të bindur autoritetet europiane që të garantojnë kalimin e sigurt të këtyre njerëzve, pas vdekjeve të shumta të ndodhura në detin Mesdhe javën e fundit.

Vogëlushi, që nuk duket të jetë më shumë e 1 vjeç, u nxor nga uji pasi anija prej druri në të cilën ndodhej u përmbys.
45 trupa u dërguan në Reggio Calabria në jug të Italisë me një anije ushtarake, e cila arriti të shpëtojë 135 të mbijetuar nga aksidenti.

Organizata humanitare gjermane “Sea-Watch”, e cila operon me anije shpëtuese në ujërat mes Libisë dhe Italisë, publikoi foton e një burri që mban në krahë fëmijën që duket sikur fle.

“I kapa parakrahun fëmijës dhe e tërhoqa trupin lehtë për ta mbrojtur në krahët e mi, sikur të ishte ende gjallë”, – shprehet Martin në një email.

“Fillova të këndoja për t’i dhënë forcë vetes dhe këtij momenti të pakuptimtë, që e bën zemrën të pushojë. Vetëm 6 orë më parë ai fëmijë ishte ende gjallë”, – shton më tej ai.

Të dhënat e fundit tregojnë që rreth 8000 njerëz kanë humbur jetën në Mesdhe që nga fillimi i vitit 2014.

Anëtarë të “Sea-Watch” thonë se nuk dihet ende shumë për fëmijën, madje nuk ka informacion as nëse është djalë apo vajzë. Priten ende konfirmime nëse prindërit e të mbyturit janë mes të mbijetuarve.

“Nëse nuk duam të shohim më të tilla fotografi, atëherë na duhet të ndalojmë sa më shpejt “prodhimin” e tyre”, – shprehet “Sea-Watch”, që u drejton një mesazh të drejtpërdrejtë politikave europiane për të marrë masa sa më shpejt.

...

...
Picture 1 of 1

 

Komento
Shperndaje