Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotografi dhe marrëzi! Gruaja përplaset nga treni, kalimtari bën “selfie” pranë saj…

Fotografi dhe marrëzi! Gruaja përplaset nga treni, kalimtari bën “selfie” pranë saj…
June 05
12:09 2018

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milano, Itali, ku një grua është përplasur nga treni dhe ka humbur njërën këmbë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e ndihmës së shpejtë, por ajo çka i ka habitur të gjithë dhe ka revoltuar njerëzit ka qenë pikërisht një foto që ka shkrepur një kalimtar i rastit.

Në foto duket gruaja e shtrirë në shinat e trenit dhe djali që bën “selfie” duke bërë shenjën e paqes me duar.

Në rrjet ka pasur shumë kritika kundrejt këtij personi, për të cilin gazetarë dhe personazhe të tjerë janë shprehur se njerëzimi ka humbur sensin e etikës. Më pas kalimtari është arrestuar nga policia dhe është detyruar të fshijë foton. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje