Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Fotogaleri, festa e çmendur e Bayern për fitoren e titullit kampion

Fotogaleri, festa e çmendur e Bayern për fitoren e titullit kampion
May 21
11:51 2017

Bundesliga gjermane ka zhvilluar dje xhiron e fundit të këtij edicioni dhe bavarezët e Bayern-it janë shpallur zyrtarisht kampionë.
Faza e fundit u përshkrua me shumë gola, ndërsa Bayern Munich kishte siguruar titullin dy xhiro më herët.

Ndeshja interesante ishte lufta për mbijetesë, ku në ndeshjen finale Hamburgu mposhti 2:1 Wolfsburgu-n, duke i çuar “ujqërit” një kategori më poshtë.

Nga Bundesliga këtë edicion janë larguar Ingolstadt dhe Darmstadt.

Pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve e kanë siguruar Bayern Munich, Leipzig dhe Dortmund. Hoffenheim do të luajë me kualifikime.

Kjo është tabela përfundimtare dhe festa e Bayern përmes fotove. /Blitz.al/

Share