(Foto/Ekskluzive) “Xibraka”, laboratori më i madh i kokainës në Ballkan? Konsullja kolumbiane vjen në Tiranë të asistojë procesin

Nga Anduena Llabani
Procesi “Xibraka” me 10 të pandehur mes tyre dhe dy shtetas kolumbianë është shtyrë për herë të 16-të, duke dështuar kështu në një prej çështjeve më të bujshme hetimore. I konsideruar si laboratori më i madh në Ballkan për përpunimin e kokainës, “Xibraka” ende nuk ka parë dritë jeshile të një debati juridik mes palëve në gjykim.
Në Tiranë prej ditësh ka mbërritur edhe konsullja e nderit të Kolumbisë, Beatriz Calvo, e cila nuk pranoi të japë shumë detaje, pasi nuk është e autorizuar.
E megjithatë Blitz.al ka mundur t’i shkëpusë një foto teksa ndodhet me një prej avokatëve mbrojtës të shtetasve kolumbianë, në ambientet e gjykatës. Ajo ka pranuar për Blitz.al vetëm faktin se ka takuar nga afër dy kolumbianët Cezar Avila dhe Walther Moreno, në dhomat e paraburgimit të burgut Vaqarr, ku është interesuar edhe për ecurinë e procesit gjyqësor, si dhe për të drejtat e tyre në këtë çështje.
Por procesi ndaj 8 shqiptarëve dhe dy kolumbianëve të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës nuk ka nisur ende. Mbi 16 seanca gjyqësore kanë dështuar, ndërkohë që avokatët e dy kolumbianëve kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.
Beatriz Calvo, konsulle në Romë e Kolumbisë dhe avokati i dy të pandehurve kolumbianë në çështjen “Xibraka”
Dy kolumbianët e akuzuar për trafik droge, Cezar Avila dhe Walther Moreno