Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto)Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme!

(Foto)Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme!
September 12
08:27 2019

Orët e para të mëngjesit të sotëm makina e një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës është djegur. Sipas informacioneve të policisë, makina është në pronësi të oficerit Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, rreth orës 4 të mëngjesit, teksa mjeti ka qenë i parkuar. Burimet në polici dhe në forcën e zjarrfiksëve thonë se djegia mendohet të jetë e qëllimshme. Mjeti tip “Volkswagen Passat” është djegur me benzinë sipas të dhënave paraprake, ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve, pozicion që mund të jetë bërë shkak për zjarrvënien. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

Komento
Shperndaje