Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto)Deputetët e rinj marrin zyrtarisht mandatet, ja cilët janë anëtarët e opozitës së re në Parlament

(Foto)Deputetët e rinj marrin zyrtarisht mandatet, ja cilët janë anëtarët e opozitës së re në Parlament
March 13
10:48 2019

Seanca e sotme parlamentare (e cila po zhvillohet të mërkurën pasi e enjtja e kësaj jave është 14 marsi, festë kombëtare), është hapur me ceremoninë e betimit të 7 deputetëve të rinj, që do formojnë opozitën në Kuvend.

Pasi kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, lexoji tekstin formal të betimit të deputetit ata u ngritën në këmbë njëri aps tjetrit duke përsëritur: “Betohem!”. Deputetët e rinj janë Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha po e LSI-së, Edlira Hyseni e LSI, ndërkohë që nga Partia Demokratike deputetët që pranuan mandatet ishin: Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo dhe Alban Zeneli.

Këto janë momentet e betimit të tyre:

Kujtojmë që numri i deputetëve që do të pranojnë mandatet ose nuk do ti djegin ato, pritet të shtohet përkundër lëvizjes së opozitës së bashkuar. Ndërkohë në Parlament anëtarët e opozitës së re janë duke mbajtur fjalën e rastit dhe po shpjegojnë pse i pranuan mandatet. Gjëja tjetër për të cilën pritet të flitet në seancën e sotme është ligji i Arsimit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje