Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Zyrtare: Nënë Tereza shpallet shenjtore!

September 04
10:56 2016

...

Papa Françesku sapo ka shpallur Nënë Terezën si shenjtoren më të re, në meshën e shenjtë që po mbahet aktualisht në Vatikan.

Një pjesë shumë e veçantë e ceremonisë ka qenë momenti kur disa nga të shëruarit e Nënë Terezës, një djale dhe një grua nga India kanë ndezur qirinjtë për të, si të ftuar special në këtë ditë të shenjtë. Personat që kanë pësuar mrekullinë e Nënë Terezës (janë shëruar nga kanceri prej saj) janë prezent në ceremoni  për të dëshmuar të gjithë veprimtarinë e saj.

Ndërkohë pritet të zyrtarizohet edhe data kur do të kujtohet gjithnjë shenjtërimi i saj e që pritet të mbajë emrin “Shën Nënë Tereza”. Kjo datë do të vendoset nga Vatikani dhe do të jetë 4 shtatori, dita e shenjtërimit ose 5 shtatori që është dita e vdekjes së saj. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje