Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(FOTO) Zhvendoset memoriali i Azem Hajdarit

(FOTO) Zhvendoset memoriali i Azem Hajdarit
April 28
14:59 2016

...

...
Picture 1 of 3

Ndërtimi i “Kullës së Fidelit” në kryeqytet, krahas ish-selisë të Partisë Demokratike, duket se është bërë shkak për largimin e memorialit të Azem Hajdarit. Ky memorial është ngritur në vendin ku në shtator të 1998-s u vra i ashtuquajturi “Pishtari i demokracisë”.

Në fotot nga vendngjarja, shihet se si punonjësit kanë zhvendosur memorialin që mesa duket pengon godinën e deputetit Fidel Ylli, objekt që do të kthehet në një hotel.

Ndërtimi i këtij objekti nisi me lejen e Edi Ramës, gjatë kohës kur ai ishte kryebashkiak. Objekti në fjalë ka shkaktuar reagime të shumta prej asaj kohe, si ai i Artan Lames, kreu i ALUIZNI-t, i cili sulmoi kryeministrin Rama për ndërtimin e objektit sipër tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit.

Burimi: Syri.net

Komento