Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ylli i Real Madrid, baba për herë të tretë. Vjen në jetë Alejandro…

(Foto) Ylli i Real Madrid, baba për herë të tretë. Vjen në jetë Alejandro…
March 26
13:15 2018

Ai ka fituar gjithçka gjatë karrierës së tij si mbrojtës i Real Madridit dhe i kombëtares së Spanjës me të cilën ka arritur prezencën e 150-të në miqësoren e luajtur kundër Gjermanisë.

Tani, për kapitenin e “Los Blancos” ka ardhur edhe një tjetër “trofe” shumë i rëndësishëm. Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të tretë, pasi Pilar Rubio ka sjellë në jetë djalin e tyre të tretë Alejandro Ramos Rubio, pas Sergio Ramos Jr. dhe Marco.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ka qenë vetë Sergio Ramos ai që e ka dhënë lajmin, duke shkruar:

“Me emocion dhe gëzim të madh ju prezantojmë Alejandro Ramos Rubion. I vogli ynë ka lindur të dielën në 18:24 dhe peshon 3,1 kg”. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje