Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(FOTO / VIDEO, pamje të rënda) ISIS vijon propagandën, urdhëron djaloshin të ekzekutojë pengun

September 20
20:04 2016

Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video propagandistike, ku shihet se si një djalosh jo më shumë se 10 vjeç urdhërohet nga një xhihadist i rritur të qëllojë në drejtim të një pengu. I vogli me flokë të verdhë e pamje engjëllore shihet teksa merr në duar armën dhe detyrohet të ekzekutojë me gjakftohtësi një peng.

Videoja që zgjat rreth 15 minuta mendohet të jetë regjistruar në Mosul këtë periudhë, kur ushtria irakiane po lufton të mundë ISIS-in dhe të rimarrë qytetin. Videoja u publikua nga kanalet e terroristëve më 19 shtator.

Jo më larg se muajin e kaluar, një tjetër video me pesë fëmijë të kombësive të ndryshme u publikua nga Shteti Islamik. Ky i fundit është duke shfrytëzuar fëmijët për të ekzekutuar pengjet. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje