Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Vdekja e foshnjës që tronditi Anglinë. Prindërit, dhunë makabre mbi të

April 08
17:18 2016

Ayeeshia, subjekt i vazhdueshëm i kujdesit

Ayeeshia, subjekt i vazhdueshëm i kujdesit
Picture 1 of 12

Rasti i vdekjes së një foshnje 21-muajshe si pasojë e dhunës së ushtruar në familje ka bërë bujë në mediat angleze, më tepër edhe për shkak të neglizhencës së autoriteteve vendase. Pavarësisht vizitave të herëpashershme nëpër spitale dhe kontrolleve policore, Ayeeshia Jane Smith vdiq si pasojë e një mizorie të tmerrshme.

Një hetim urgjent ka nisur për çështjen e bujshme. Vogëlushja gjatë jetës së saj të shkurtër ishte subjekt i vazhdueshëm i personelit të spitalit, kujdesit të shërbimeve sociale dhe policisë.

Në periudha të ndryshme kohore, ajo u dërgua shpeshherë në spital në rrezik për jetën për shkak të dhunës së ushtruar nga nëna e saj 23-vjeçare Kathryn Smith dhe më pas edhe nga njerku Matthew Rigby, 22 vjeç. Nëna e saj – një narkomane e njohur për disa marrëdhënie të trazuara me meshkuj të ndryshëm dhe njerku i saj – një elektricist i papunë që mbarte një histori të dhunës në familje, që mendohet të ketë ndikuar edhe më shumë tek Ayeeshia.

Gjatë jetës së saj të shkurtër, ajo qëndroi për tre muaj nën kujdestarinë e një tjetër familjeje, por më pas u rikthye në jetën e saj të mjerë. Marrëdhënia e dhunshme e çiftit, i cili zemërimin dhe frustrimin e shkarkonte te foshnja, u shoqërua disa herë me raportime për incidente të ndryshme.

Pas vdekjes së Ayeeshia-s 21 muajshe, policia zbuloi dhe sekuestroi kanabis në banesën e çiftit problematik.

Komento
Etiketimet
Shperndaje