Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Tiranë/Ngjarje e çuditshme pranë një qendre tregëtare! Braktiset makina, policia rrethon vendin

(Foto) Tiranë/Ngjarje e çuditshme pranë një qendre tregëtare! Braktiset makina, policia rrethon vendin
October 12
09:42 2018

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e çuditshme ka ndodhur pranë një qendre tregëtare në Tiranë. Një makinë tip Wolksvagen pa targa është braktisur anash rrugës dhe brenda saj nuk ndodhej njeri.

Policia ka rrethuar vendin ku ndodhet makina dhe ndërkohë dy patrulla policie janë duke vëzhguar terrenin. Blitz.al ka siguruar disa foto ku duket makina e braktisur si dhe forcat e rendit.

Nuk duket të ketë ndodhur një aksident, por ende nuk dihen se kujt i përket kjo makinë dhe pse është braktisur pikërisht në dalje të Tiranës. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje