Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Tiranë: Kapet një tutor prostitutash, një tjetër në kërkim

(Foto) Tiranë: Kapet një tutor prostitutash, një tjetër në kërkim
October 09
20:15 2016

Nga: Anduena Llabani

Tiranë

Arrestohet një shtetas për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni si dhe shpallet një tjetër në kërkim.

Më datë 09.10.2016, nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi i shtetasit:

– Dario Prifti, 26 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, F. Ll.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, shtetasen R.L.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Dario Prifti në Fushë Mamurras u sekuestruan në cilësin e provës materiale:

– 3 kamera filmike dhe 1 aparat fotografik të dyshuar të vjedhura – 1 dylbi si dhe dylbi arme zjarri snajper – 1 automjet tip Ferrari F 430, pa targa e dyshuar e vjedhur jashtë shtetit dhe e trafikuar në Shqipëri – 1 automjeti tip Porsche Cayene me targë AA 663 NT (gjatë kontrrollit të mjetit u konstatuan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale të “Trafikimit personave”, “Shfrytëzimit prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 110/a, 114 dhe 283 e Kodit Penal.

Gjithashtu për shtetasin Dario Prifti, kanë nisur hetimet për të saktësuar preardhjen e pasurisë.

14607978_10210437816092293_1400423680_n

14610845_10210437817372325_699112922_n

14643004_10210437818132344_88001022_n

Komento
Shperndaje