Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Tërmet me magnitudë 6.2 ballë në Itali, 21 të vdekur. Mund të ketë lëkundje tjetër

August 24
09:21 2016

...

Picture 1 of 10

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Italinë qendrore duke lënë të paktën 21 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Fatkeqësisht, bilanci pritet të ndryshojë. Kryetari i komunës Amatrice, e cila është një ndër zonat më të prekura, është shprehur se gjysma e qytetit është zhdukur. Një familje prej katër personash në Accumoli, ka vdekur në rrënojat e shtëpisë së saj në përpjekje për të shpëtuar.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë dhe goditi në orën 03:36, 100 km në veri-lindje të Romës, në një thellësi fokale 4 km. Ai zgjati rreth 20 sekonda dhe flitet se është pasur nga rreth katër lëkundje të tjera.

“Rrugët lidhëse brenda dhe jashtë qytetit nuk funksionojnë më. Gjysma e qytetit është zhdukur. Ka njerëz nën rrënoja dhe pritet që edhe një urë të shkatërrohet plotësisht si pasojë e tërmetit.”, është shprehur kryetari Sergio Perozzi në një deklaratë për RAI.

Burime të policisë shprehen se 10 persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Pescara del Toronto. Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali i përshkroi si “të rënda” pasojat e shkaktuara nga tërmeti. Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat më të prekura.

Pak përpara raportimit për 21 viktima, mediat italiane raportuan për të paktën 16 viktima: 10 në Pescara del Toronto, 5 në Amatrice, 2 në Ascolano, 6 në Accumoli, 3 në Arquata del Tronto. Ndër të kërkuarit janë edhe dy vajza afgane, pjesë e një grupi refugjatësh.

Gazeta “La Republica” shkruan se tërmeti fillimisht u raportua si me magnitudë 6.4 ballë, e cila u pasua nga tronditje të fuqishme. Parashikohet që dëmet të jenë të shumta, referuar tërmeteve të mëparshme. Lëkundjet e tërmetit u ndien edhe në afërsi të qytetit Umbrian të Norcia, një vend turistik mjaft i vizituar. Por sipas kryetarit të saj, deri tani nuk janë raportuar viktima.

Sizmiologët shprehen se mund të ketë lëkundje tjetër me intensitet më të ulët. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje