Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Foto të nxehta, Ronaldo dhe Georgina ndezin Ibiza-n

Foto të nxehta, Ronaldo dhe Georgina ndezin Ibiza-n
May 09
16:51 2017

Ata debutuan si çift për herë të parë në tapetin e kuq në prag të ceremonisë së FIFA-s në janar të këtij viti, kur ai shpallej lojtari më i mirë në futboll.

5 muaj më vonë, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez duken se po kalojnë më së miri me njëri-tjetrin, ndërsa kanë shijuar çaste romantike nën diellin dhe rërën e detit të Ibizas në fundjavë.

Ylli 32-vjeçar i Ralit të Madridit ka treguar fizikun e tij muskuloz, ndërkohë që e dashura e tij 23-vjeçare ka nxjerrë në pah trupin e saj seksi me forma të kuruara, veshur me bikini dhe një kapele, ndërsa partneri i saj ka pasur syze.

Çifti është parë duke shëtitur përreth hotelit ku po qëndronte dhe më pas janë freskuar në ujërat e pishinës së vendit ku po relaksoheshin.

Ronaldo është duke marrë veten në prag të ndeshjes që do të luajë në kthim ndaj rivalëve të qytetit, Atletico-s së Madridit, edhe pse e kanë thuajse të sigurt finalen e Champions League pas rezultatit 3-0, ku ylli portugez shkëlqeu me 3 gola të shënuar.

Për sa i përket partneres së tij, Georgina ajo ka punuar më parë në një dyqan të Gucci-t në Madrid, ndërsa më parë ka qenë dado në Britaninë e Madhe.

Duket se Ronaldo e ka harruar tërësisht historinë me partneren Irina Shayk, e cila sapo është bërë nënë e një djali me aktorin Bradley Cooper. /Blitz.al/

Shperndaje