Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Spanjë, çaste të “çmendura” nga Festivali i Domates

September 01
16:43 2016

...

Festivali i Domates është një festival i përvitshëm që mbahet në Bunol të Spanjës. Në këtë festival, të gjithë të pranishmit “gjuajnë” njëri-tjetrin me domate dhe hidhen, luajnë, kërcejnë dhe argëtohen duke përdorur salcën e domates. Ky festival mbahet në javën e fundit të gushtit dhe këtë herë ka shënuar 71- vjetorin.

Festa fillon me dy djem të vegjël, të cilët “vjedhin” domate nga një fushë dhe nisin të godasin njëri-tjetrin. Tanimë që është kthyer në traditë, qeveria spanjolle e ka shpallur festë zyrtare.

Këtë vit janë harxhuar rreth 150 tonë tomate dhe ka pasur 22 mijë pjesëmarrës, shumica prej të cilëve vinin nga jashtë Spanjës.

Edhe pse për shumë njerëz kjo festë është e pakuptimtë dhe nëj mënyrë për të ndotur mjedisin ku zhvillohet, spanjollët mendojnë se ky organizim ka rritur turizmin në Spanjë në këtë periudhë dhe njerëzit kanë mundësi të çlirojnë energjitë negative duke u kënaqur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje