Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Shpërthim i fuqishëm në Paris, dhjetra të plagosur në qendrën e kryeqytetit francez

(Foto) Shpërthim i fuqishëm në Paris, dhjetra të plagosur në qendrën e kryeqytetit francez
January 12
13:18 2019

Një grup njerëzish kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në qendrën e Parisit, i ndjekur dhe nga një zjarr masiv.

Shpërthimi i cili ndodhi para pak orësh këtë mëngjes, duket se ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi në një furrë buke, në zemër të Parisit, pikërisht në rrugën e quajtur “Rue Trevise”. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndërhynë menjëherë dhe ndihma iu dha në kohë rekord njerëzve të plagosur. Numri i tyre shkon deri në 20 dhe raportohet se ka dhe zjarrfikës që kanë marrë dëmtime të shumta. Fatmirësisht nuk ka raportime për të vdekur, duke marrë parasysh sa e populluar është kjo zonë e kryeqytetit të Francës.

Ngjarja përhapi panik mes qytetarëve të Parisit por dhe tek forcat e emergjencës, të cilat ishin të shtuara në numër në të gjitha zonat e kryeqytetit, për shkak se sot është paralajmëruar një protestë e madhe nga ata që tashmë njihen si “jelekët e verdhë”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje