Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(FOTO) Rrëshqitje masive të dheut, UKT: Kufizime të ujit në disa zona

April 27
09:54 2016

Reshjet e dendura të shiut janë bërë shkak për një rrëshqitje masive dheu përgjatë tubit kryesor i cili furnizon me ujë  zonën e Tiranës së Re, Komunën e Parisit, Shkozën, Saukun, Qesarakën, Sanatoriumin dhe Qytet Studentin.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë njofton se për shkak të reshjeve të shiut gjatë natës, rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëmtime serioze në këtë tub, duke u bërë shkak për kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm.

“UKT po punon intensivisht për zgjidhjen e situatës, duke angazhuar të gjitha forcat në terrenin e vështirë të zonës. Falënderojmë të gjithë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin!”- thuhet në njoftimin e UKT-së.

Etiketimet
Shperndaje