Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Rinas, vetëvritet emigranti shqiptar

(Foto) Rinas, vetëvritet emigranti shqiptar
September 01
18:08 2016

Momente paniku në aeroportin “Nënë Tereza”.

Një 23-vjeçar është ngjitur në një lartësi të konsiderueshme brenda terminalit, është hedhur prej andej duke marrë plagë të rënda dhe si pasojë ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak.

Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Rinasit, bëhet fjalë për Juglend Kapllanaj,  një emigrant shqiptar që jetonte në Mynih të Gjermanisë, i cili sapo kishte zbritur në Rinas.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë rrëfyer se viktima, para se të hidhej ka thënë: “Më prit se po vij!”

DEKLARATA E POLICISE SE RINASIT PER NGARJEN NE AEROPORT
Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane.

Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria AirWays nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëhjerë me marrjen e njoftimit për këtë shtetas por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.

Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak.

Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Emigranti

Komento
Shperndaje