Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Mëngjesi ndryshe i kryeministrit Rama: petulla, mjaltë, reçel e një pamje mahnitëse

September 17
11:34 2016

...

Kjo fundjavë e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Malësinë e Madhe. Ai është ngritur sot për të ngrënë mëngjes përballë një pamjeje fantastike nga Bujtina e Fratit. Në mëngjesin e shefit të qeverisë shikohen petulla, mjaltë, reçel dhe të tjera produkte BIO, që kryeministri Rama i ka reklamuar vetë në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mëngjes në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unike për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”, – ka shkruar kryeministri Rama përbri fotove. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje