Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lundronte drejt Italisë. Ndalohet gomonia me 300 kg drogë, arrestohen 2 persona

August 28
18:19 2016

...

Policia Kufitare Shqiptare, në bashkëpunim me Nuklin Detar të Guardia di Finanza-s, kanë arritur të ndalojnë një gomone rreth 5 metra të gjatë të ngarkuar me rreth 300 kg drogë Cannabis Sativa, e cila lundronte drejt brigjeve italiane.

 

Nëpërmjet një komunikate, Policia e Shtetit ka dhënë detaje të operacionit, ku shprehet se rreth orës 11:00 të paradites së sotme gomonia me 2 persona në të është ndaluar rreth 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa.

 

Personat e arrestuar janë B. K. 46 vjeç dhe T. V. 36 vjeç, të dy të lindur në Kavajë.

 

Më poshtë do të gjeni detajet e aksionit, të publikuara nga Policia e Shtetit:
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje