Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lezhë, snajperat izolojnë banesën. Ja kush është i sëmuri mendor që vrau policin

September 02
17:16 2016

Ardian Kodra(viktima)

Një i sëmurë mendor ka terrorizuar Torovicën ditën e sotme dhe për tri orë radhazi ka qëlluar me automatik duke i bërë rezistencë arrestimit.

Shtetasi David Qosja, banues në Torovicë, i konsideruar si i sëmurë mendor, edhe pse nuk rezulton i regjistruar si i tillë në asnjë dokumentacion në spitale, ka vrarë me armë zjarri efektivin e policisë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.  Ardian Kodra ka humbur jetën pasi ka marrë dy plumba nga arma automatik me të cilin Qosja ka qëlluar.  Ende nuk dihen motivet e këtij krimi dhe aktualisht në vendngjarje kanë shkuar forcat RENEA dhe uniformat blu vazhdojnë negociatat me David Qosen. RENEA ndodhet në gatishmëri me snajpera në pozicione strategjike, gati për të neutralizuar autorin. Sipas personave prezentë në vendngjarje, herë pas here dëgjohen të shtëna me armë. Pavarësisht thirrjeve që i bëhen nga policia, Qosja kërcënon me armë nga banesa ku është ngujuar.

 

Deklarata e Policisë

Më 02.09.2016 është marrë njoftim se në Torovicë, shtetasi David Qosja, banues në Torovicë, po qëllon me armë zjarri automatik në ajër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë dhe F.N.SH. për menaxhimin e situatës.

Shtetasi David Qosja njihet në zonë si person me probleme mendore, por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumente nga spitali.

Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur.

Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij, por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje