Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lamtumirë Cesare! 1000 vetë përshëndesin legjendën Maldini

April 05
13:03 2016

Është mbajtur gjatë ditës së sotme funerali i kampionit italian të futbollit, Cesare Maldini, i cili humbi jetën 2 ditë më parë, në moshën 84-vjeçare.

Arkivoli është përcjellë drejt bazilikës Sant’Ambrogio të Milanos, i shoqëruar nga një grup i vogël familjarësh, mes të cilëve Paolo Maldini me familjen e tij.

Më shumë se 1000  vetë– një pjesë e mirë me shallin e Milanit – po prisnin për të përshëndetur për herë të fundit një prej idhujve të tyre.

Krahas tifozëve dhe dashamirësve të futbollit, të pranishëm në lamtumirën e Cesare Maldinit ishin edhe personalitete të larta të futbollit, ish-futbollistë, drejtues e trajnerë: Andriy Shevchenko, Serginho, Daniele Massaro, administratori i deleguar i Juventusit Beppe Marotta, Clarence Seedorf, Filippo Inzaghi, Massimo Ambrosini, komiku Teo Teoçoli, Giovanni Lodetti etj.
Nga ekipi i Milanit ishin prezentë edhe Adriano Galliani, trajneri Sinisa Mihajloviç, kapiteni i skuadrës Riccardo Montolivo, Filippo Galli, Christian Broçhi dhe presidenti Silvio Berlusconi.

Nuk mund të lihet pa përmendur edhe prezenca e zëvendëspresidentit të Interit, Javier Zanetti,

Kujtojmë se Cesare Maldini gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë 4 herë Kampionatin Italian dhe 1 herë Champions League me skuadrën e Milanit, si lojtar. Gjithashtu, në karrierën e tij si trajner, ka fituar 1 herë Kupën e Kupave, 1 herë Kupën e Italisë me ekipin e Milanit dhe gjithashtu Kampionatin Europian U21 në drejtimin e Kombëtares Italiane.